Kim shfaqet në media, lideri i Koresë së Veriut shëtitje me bastun

Televizioni shtetëror koreano-verior transmetoi të martën pamjet më të fundit nga udhëheqësi i vendit, Kim Jong Un, duke ecur me shkop.Në pamjet e shpërndara Kim po vizitonte një sërë vendesh në Pjongiang dhe Aniu, duke u rikthyer kështu në televizor pas një mungese të gjatë, e cila kishte ngritur dyshime se gjendja e tij shëndetësore ishte e përkeqësuar. Megjithatë, televizioni pranoi se pamjet ishin të muajve shtator dhe tetor, pa specifikur data të sakta.Sipas Shërbimit Informativ të Koresë së Jugut, Kim Jong Uni mendohet t'i jetë nënshtruar një operacioni në kaviljen e majtë.Që prej korrikut, kur ka marrë pjesë për herë të fundit në një ceremoni zyrtare, Kimi është shfaqur duke çaluar.Ndërkohë që nuk ka kaluar pa u vënë re shtimi në peshë që kur trashëgoi postin e liderit supreme të Koresë së Veriut që kur babai i tij vdiq për shkak të një ataku në zemër në vitin 2011.