Bukë e kos me listë,të panumërt qytetarët që s’kanë të paguajnë

Fier- Listat e borxheve në dyqanet ushqimore, por edhe në furrat e bukës në Fier nuk kanë fund. Edhe familjet që kanë persona të punësuar nuk i shpëtojnë dot listave për shkak të kredive në bankë apo fëmijëve nëpër shkolla.Janë vetëshitësit e dyqaneve ushqimore që pohojnë varfërinë dhe skamjen e familjeve fierake për të blerë produktet e konsumit të përditshëm.Në dyqane rastis edhe me qytetarë, të cilët jashtë kamerave pranojnë të tregojnë që marrin ushqime me listë dhe i paguajnë kur të munden.Ndërkohë që ka dhe nga ata shitës, të cilët nuk pranojnë të japin më ushqime me listë për shkak se nuk u paguhen, ndonëse kërkesat e familjeve për të marrë ushqime me liste fillojnë me produktin më jetësor, bukën.