Elbasan, lista e borxheve më e gjatë se e blerësve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Nëntor 2014, 17:38
Elbasani është ndër qytetet ku varfëria është kthyer në një sfidë të përditshme. Listat e borxheve të produkteve të konsumit të përditshëm shtojnë emrat dhe rrisin shifrat.Varfëria shkon deri aty, sa po t'ua lejosh, qytetarët marrin çdo produkt me listë.Rritja e varfërisë, ka sjellë dhe uljen e të ardhurave për dyqanet, ndërkohë që ka dhe nga ata persona, borxhi i të cilëve arrin deri në 4 milionë lekë të vjetra.Në Elbasan, lista e borxhlinjve nxin kryesisht nga pensionistë, por nuk janë të pakta as familjet me fëmijë të vegjël.