Mediat serbe: Rama theu vizitën protokollare, përmendi Kosovën

Nuk ka munguar reagimi tendencioz i mediave serbe, pas takimit mes Ramës dhe Vuçiçit. Duke u bërë të gjitha bllok rreth kryeministrit të tyre, portalet më të njohur serbë kanë mbështetur deri në fund pretendimin e Vuçiçit se prekja e temës së Kosovës ishte një provokim nga Rama.Në të gjithë titujt kryesorë të tyre përfshihet fjala provokim, ndërkohë që një pjesë e mirë e gazetave "online" kanë shkruar se Edi Rama ka dalë jashtë protokollit.Portali më i madh serb, RTV B92, titullin kryesor e hap me fjalët e Vuçiçit: "Nuk lejojmë të na poshtërojë askënd në Beograd!"E përditshmja 'Blic' e ka cilësuar historike vizitën e parë pas 68 vjetësh të një kryeministri shqiptar, ndërkohë që si titull kryesor të shkrimit ata kanë vendosur sërish thënie të Vuçiçit.Ndërkohë, e përditshmja 'Kurir', në versionin e saj "online", ka shtuar fjalinë që Kryeministri serb e përsëriti disa herë: "Kosova është Serbi!", duke lënë të kuptohet qartë qendrimin e shtetit dhe opionit publik në Serbi në lidhje me këtë çështje!Ndërsa potrtali tjetër, “Danas.rs”, ka cituar një thënie të Kryeministrit serb, i cili mbështet pretendimet për Kosovën dhe shprehet i lumtur t'i përsërisë ato edhe kur të vizitojë Shqipërinë, "në frontin" e Ramës, siç e përshkruan gazeta serbe.tanjug