Hungarezët në protesta kundër Orban, për korrupsionin në tatime
Mijëra hungarezë kanë protestuar kundër korrupsionit në institucionet tatimore dhe gjithashtu për liritë demokratike në Budapest, duke shënuar kështu demonstratën e radhës në një seri protestash që kanë tronditur jetën politike kohët e fundit në Hungari.Protestat kundër politikave të qeverisë së qendrës së djathtë populiste të kryeministrit Viktor Orban, sidomos pas planifikimit të rritjes së çmimit të internetit, po tregojnë se Orban ka një pozitë të fortë përballë një opozitë të dobët.Përballë kritikave të partnerëve perëndimorë, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian, mbi penalizimin e bizneseve të mëdha apo liritë e kufizuara demokratike, Orban bën rolin e naivit, teska analistët thonë se tashmë ai është nën strofullën e Kremlinit.Protesta e fundit çoi në shkarkimin e Drejtoreshës tatimore, Vida Ildiko. Protesuesit , përveç kërkesave të veçanta, shprehen kundër qeverisjes Orban, të cilën e konsiderojnë totalisht të korruptuar.Organizatorët e protestës i kanë dhënë një javë kohë qeverisë të hetojë zyrën e taksave, ose protesta më të mëdha do të vijnë në ditët në vijim.