Shkodër, baxhanakët rrihen me njëri-tjetrin pasi varrosin vjehrrin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Nëntor 2014, 14:03
Një sherr banal në lokalin ku po hanin drekën e varrimit pasi i kishin dhënë lamtumirën vjehrrit, ka bërë që dy baxhanakët të ngrenë armët ndaj njëri-tjetrit.Ngjarja ndodhi rreth orës 10 të paradites në një lokal të fshatit Gruemirë. Medi Çoku nga fshati Guci e Re pasi ka debatuar me 49 vjeçarin Enver Xhilaj, edhe ky nga i njëjti fshat, e ka plagosur atë me pistoletë, duke i shkaktuar plagë në trup.49 vjeçari u nis me urgjencë në spitalin e Shkodrës dhe nga të dhënat e mjekëve të Urgjencës mësohet se është në gjendje të rëndë për jetën.Autori i plagosjes Medi Çoku pasi ka plagosur baxhanakun është larguar duke përfituar nga zonat e thella malore për t'u fshehur, ndërkohë që policia ka ngritur postblloqe nëpër rrugë.