Nafta dhe energjia, Basha në Divjakë: Fermerët dhe zonat zurale në kolaps

Kryetari i Partisë Demokratike ka zhvilluar një takim me banore të komunave të Lushnjes dhe Bashkisë së Divjakës.Disa prej shqetësimeve që banorët kanë ndarë me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kanë qenë papunësia, faturat e larta të energjisë, rritja e taksave dhe e çmimeve apo edhe mungesa e subvencioneve në bujqësi.Ata e kanë njohur zotin. Basha me problemet që hasin çdo ditë për të siguruar ushqimin e fëmijëve si edhe me faktin se për shkak të mbylljes se vendeve të punës, dhjetëra të rinj kanë marrë rrugën e emigrimit.“Na vjen fatura e rregullt pas sahatit, dhe pervec kësaj na vjen dhe nje afrofe 35 mijë leke. Unë me sahat nuk harxhoj 30 mijë lekë”, u shpreh një qytetar.“Ata me bien 400 mijë lekë - 450 mije lekë drita, ku ti gjej unë lekët. Unë spo ushqej dot kalamajt me bukë, unë vetëm të vdes në këto kushte ose të na fusin në varr”, ankohet një qytetar.“Ne na futi ne dhe për së gjalli ai. Punën jo, bukë jo, ngre cmimet”, proteston një qytetar.“Ky tha do ul naftën, tha do ul energjinë, ky tani na e ka cu tre fish energjinë. Këtu ke familjarë që nuk kanë bukë më të hanë në shtëpi”.“Populli po llafoset me vete rrugës o kryetar. Duhet një reagim shumë i madh.Papunësi e madhe. Gjithë papune, rrinë cunat, moshë e re nga 20 vjec, gjynaf ska ku punon ai, ku do punojë. Ne të ngordhur e të ngordhur jemi, më mirë të ngordhim atje (në protestë) derisa të rrëzohet qeveria”, shprehet një banor në takimin me Bashën.Pasi, dëgjoi shqetesimet e banorëve, Basha është shprehur se duhet që populli të detyrojë qeverinë që të llafoset me vete dhe jo të ndodh e kundërta, duke ftuar në këtë mënyrë banorët e zonës në protesta kundër qeverisë dhe masave që kjo e fundit ka marrë së fundmi.“Populli nuk ka pse të llafoset me vete, duhet të llafoset qeveria ta bëjmë qeverinë të llafoset me vete”tha ai.Kryetari i opozitës në bashkebisedimin që ka zhvilluar me fermerë të Lushnjes është njohur me faktin se ata nuk kanë marrë asnjë subvencion të premtuar dhe te deklaruar nga qeveria.“Populli po vjen drejt zhytjes së metejshme. Me 100 leke qe e ngriti ai naftën, plugimi i tokes u rrit 2 mijë lekë dhe të tjerat vijnë zingjir mbrapa”, shprehet një fermer.Basha: Sa ishte, sa ka shkuar?“Ishte 10 mije leke (te vjetra) dhe ka vajtur 12 mije leke (te vjetra)”.“Sot ne divjake nuk ka asnje fermer te rimbursuar”, konstaton një banor.“Marrim farat, plehrat shumë shtrenjt që nuk llagariten, treg për të shitur ska. Ata thonë po japim kaq ndihma, këtej asnjë lek, se ku shkojnë nuk e di”.“Kush bën suvatim me llac, për një vit thotë ai mos të punojë, të rrinë pa buke ata. Se si do ushqehen, se ka dhe nga 5, 6 frymë prapa ai që punon me sqepar, e di kryeministri?”, denoncon një banor.Rritja e naftës, ka shtrenjtuar sipas tyre të gjitha proçeset e nevojshme dhe një tjetër rritje e naftës do të bënte që asnjë fermer të mos merrej më me bujqësi, pasi kostoja do të ishte e papërballueshme.