Berat, familja e varfër rome qan vajzën e vdekur...në errësirë

Një familje në lagjen rome të Beratit e ka vajtuar në errësirë vajzën e tyre 22-vjeçare me aftësi të kufizuara, që ndërroi jetë për shkak të sëmundjes që kishte që nga lindja. Familjarët tregojnë mes dhimbjes që kërkuan rilidhjen e energjisë tek OSHEE dhe bashkia, por askush s’u ofroi ndihmë.Morti bëhet edhe më tragjik nga fakti se familja rome në Berat nuk ka as mundësitë më minimale financiare që t’i japë lamtumirën e fundit 22-vjeçares.Lagja rome në Berat, vetëm pak ditë më parë doli në protestë kundër aksionit të OSHEE. Banorët kërkuan që faturat për energjinë të ishin objektive, duke qenë se harxhojnë vetëm për ndriçim, pasi nuk kanë pajisje elektroshtëpiake.Oranews.tv