Takohet presidenti i Kinës dhe ai i Japonisë pas dy vitesh grindje

Presidenti kinez Xi Jinping dhe Kryeministri i Japonisë Shinzo Abe janë takuar të hënën për herë të parë që pas marrjes së detyrës, një përpjekje kjo për t’i dhënë fund grindjes 2 vjeçare mbi historinë dhe territoret.Duke mos respektuar protokollin, Abe ishte i pari që arriti në vendin e takimit, teksa më pas erdhi edhe Xi , i cili i shtrëngoi dorën.Flamujt kombëtarë të të dy vendeve nuk ishin të pranishëm.Kina dhe Japonia, respektivisht ekonomia e dytë dhe e treta më të mëdhatë në botë, kanë tensionuar marrëdhëniet e tyre për shkak të debateve mbi pronësinë e ishujve, rivalitetit rajonal dhe gjithashtu trashëgiminë e hidhur të luftës japoneze në kohën e pushtimit të kinës.Takimi mes XI dhe Abe, i cili u zhvillua në Sallën e Madhe të pallatit të popullit kinez, erdhi tre ditë pasi të dya vendet ranë dakord për të punuar në përmirësimin e lidhjeve dhe sinjalizuan gatishmërinë për të zgjidhur edhe çeshtjen e ishujve të debatueshëm.