Adem Demaçi: I lumtë Ramës, e kam ditur që është burrë shteti
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Nëntor 2014, 16:07
Veprimtari i njohur i çështjes kombëtare dhe politikani, Adem Demaçi, ka vlerësuar lart vizitën e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, në Beograd.“Unë e kom ditë që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është një burrë shteti serioz dhe seriozitetin e vet e tregoj pas gjithë atyre që ndodhen në ndeshjen Shqipëri-Serbi, pranoj të shkojë dhe ta vizitojë Serbinë. E kam ditur që Rama ka për të folur fjalë të vërteta”, ka thënë Demaçi për Indeksonline.Ai thotë se Serbia ka qenë shtet çetnik, dhe se Rama, ua tha fjalët e duhura dhe të vërteta.“I lumtë Edi Ramës, vetëm në këtë mënyrë Europës i tregohet se Serbia ka qenë shtet çetnik. Andaj, kjo është mirë të shkojmë në Serbi dhe të flasim fjalë të vërteta”, ka theksuar Demaçi.