Mësuesit pa arsim largohen Nikolla: Do mbeten mësuesit jashtë profilit

1984 mësues pa arsim përkatës do të largohen nga shkollat ndërsa mësuesit jashtë profilit do të mbeten në sistem por duke u shkuar në shkolla kur ka nevojë. Ministria e Arsimit Lindita Nikolla në komisionin kuvendor të edukimit tha se nuk do të ketë asnjë tolerancë ndaj këtij vendimi.Por ku do të gjenden arsimtarët zvëndësues? Ministra u pergjigj se lista e pritjes është e gjatë ndërsa tha që të gjithë mësuesit do të testohen sic testohen maturantët ne provimin e tyre te matures.Drejtuesit e shkollave aktuale apo ata që duan të konkuroj për kët postë duhet të vazhojnë një shkollë të posacme që do të hapet për herë të parë.Në komisioni u diskutuar edhe buxheti I arsimit. Këtë vit në portofolin e saj ministria ka 41 miliardë lekë, 3% më shumë se 2014 dhe 9% më shumë se buxheti I 2013.