Kitara e John Lennon shitet 1 milion dollare

Një kitarë e rrallë e John Lennon, me të cilën ai ka regjistruar këngën e famshme të Beatles –ve "Paperback Writer ', pritet të shitet deri në 1 milion dollarë në ankand.Lennon ja dhuroi kitarën e tij Gretsch 6120 kushëririt David Birch në nëntor të vitit 1967 , një vit pasi pas daljes në treg të hitit nga vitin 1966 . Ngjarja ka ndodhur në Kenëood në Vejbrixh Surrey, pikërisht në shtëpinë e Birch, i cili i këkroi Lenon nëse mund t’ja jepte kitarën pasi kërkonte të formonte një bandë mzikore.Sot, 66 vjeç, Birch thotë se ishte disi i pacipë ne kërkesën e tij, por nuk e priste qe Lenon do t’i jepte pikërisht kitaren e tij Gretsch.I pyetur se pse kishte vendosur tani, pas kaq vitesh , të tregonte për publikun kitaren e Lenon, ai u përgjigj se ka 47 vjet që mban atë kitarë. Teksa shohim bashke fotot e familjes, Birch thotë se Lenon ishte shtatë vjet më i madh, dhe në kohën kur i mbante koncerte, ai shkonte ende në shkollë.Përfaqëuesit e ankandit thonë se intsrumeti ëshët më i rëndësishëm i Lenon në 30 vitet e fundit. John Lenon ishte lideri i grupit Beatels, i cili shkroi dhe kompozi kënget më influencuese në rininë britanike dhe botërore në epoken e tij. Ai u vra nga nja fans i çmendur, i cili nuk e pranoi idenë e shkeputjes së tij nga pjesa tjetër e gurpit.