Berat, ndërtohet ura lidhëse, 13 fshatra komunikonin përmes shtigjeve

Berat-Vetëm 2.8 milionë lekë të vjetra janë dashur për të ngritur një urë që banorët e 13 fshatrave të Beratit të mund të komunikonin me njëri tjetrin.Më parë mijëra banorë të komunës Lumas lidheshin përmes shtigjeve të hapura nga vet ata në zonën kodrinore. Afrimi i vitit të zgjedhjeve lokale ka sjellë dhe investimin e këshillit të qarkut Berat.Përmes kësaj ure në aksin Lapardha- Lumas fermerët do të transportojnë edhe produktet bujqësore, ndërkohë që dhe qindra nxënës do të shkurtojnë rrugën për në shkollë.