SHBA dhe BE dënojnë dhunën në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur shqetësimin në lidhje me përkeqësimin e situatës në lindje të Ukrainës, ku separatistët kanë përforcuar rolin dhe pozicionet e tyre.Shefja për politikë të jashtme në Bashkimin Europian, Federika Mogerini tha se raportet e fundit janë shumë shqetësuese, veçanërisht autokolona me arme dhe pajisje ushtarake që është pikasur në lindje të Ukrainës. Kurse shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar se çdo përpjekje nga rebelët pro-ruse për të kapur territore do të jetë një "shkelje e qartë" e marrëveshjes së armëpushimit nënshkruar në shtator.Zëdhënësja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar të SHBA Bernadette Meehan dekalroi se rusët po ndihmojnë dhe furnizojnë me armë rebelët. Pas Donjeskut, edhe Karkivi është tronditur nga sulmet dhe bombardimet.Si pasojë e shpërthimit në një kafene në qendër të qytetit, 11 persona janë plagosur, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën. Autoritetet e kanë konsideruar një akt terrorist, duke mos ditur orgjinën e saktë të sulmit.Ndërkaq rajoni i Donejskut, i njohur si bastion i rebelëve, u përfshi nga flakët dhe bombardimet të dielën, duke shkelur për të disatën herë marrëveshjen e 5 shtatorit, e nënshkruar nga palët në Minsk të Bjellorusisë.Mediat , por edhe monitories të OSBE dekalruan se mbi 40 kamionë me armë dhe pajisje ushtarake janë parë të hyjnë nga Rusia në Ukrainë.Moska zytare ka mohuar më parë dhe vazhdon të mohojë akuzat për furnizim me armë të rebelve pro rusë në lindje të vendit.Më shumë se 4000 persona kanë humbur jetën që në muajin prill, kohë në cilën nisi konflikti i armatosur mes pro-rusëve dhe forcave të armatosura ukrainase