Lezhë, shkollat pa ngrohje, ndihmë te prindërit për të blerë soba
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Nëntor 2014, 14:47
Lezhë-Ky dimër i ka gjetur shumë shkolla në Qarkun e Lezhës pa ngrohje, pasi për vendorët nuk është me rëndësi të dorës së parë.Në komunën Kolsh, drejtori i shkollës 9-vjeçare në Manati ka kërkuar ndihmën e prindërve për të blerë sobat me dru për ngrohjen e të vegjëlve.Nga ana tjetër vetë prindërit e cilësojnë absurde indiferencën e Komunës Kolsh, duke i lënë këta fëmijë që të vuajnë të ftohtin e dimrit.Mungesa e ngrohjes mund të cilësohet problem i përgjithshëm për shkollat e Qarkut të Lezhës, ku në mungesë të shtetit, janë vetë prindërit që detyrohen të investojnë.