Rama në Beograd, në pallatin Serbia ekzekutohet himni shqiptar

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Serbi në kuadër të një vizite zyrtare. Në orën 11:00  në pallatin e qeverisë serbe, kryeministri shqiptar është pritur nga ai serb  Aleksandër Vuçiç, si dhe nga  ministrat serbë Ivica Daçiç, Nebojsa Stefanovic, Zeljko Sertiç. Ceremonia shtetërore në pallatin Serbia është kryer ashtu siç parashikohej në protokoll, me ekzekutimin e himnit shqiptar dhe atij serb dhe me nderimet ushtarake. Më pas nisi takimi kokë më kokë mes dy kryeministrave.