Virusi i ebolës, porti i Durrësit ndër më të rrezikuarit me fluksin e lëvizjeve

Durrës - Sëmundja që po kthehet në kërcënim për botën, Ebola, ka tërhequr dhe vëmendjen e vendit tonë. Ndonëse për fat të mirë nuk janë regjistruar raste të kësaj sëmundje, doganat dhe portet janë të fokusuar te marrja e masave në rast evidentimi të personave të prekur nga virusi I rrezikshëm. Në Portin e Durrësit aktorët kanë diskutuar rreth bashkërendimit të masave me simotrat evropiane për izolimin e cdo rasti të dyshuar me Ebola.Ebola është një virus që ka një periudhë të gjatë inkubacioni, duke ndejtur e fjetur për 3 javë në trupin e njeriut. Ndërkohë që sëmundja transmetohet pavarësisht se infeksioni mund të jetë i fshehtë.Oranews.tv