Nxënësit e shkollave profesionale vështirësi punësimi, tregu aspak mikpritës

Nxënësit në Qendrën e Formimit Profesional në Fier ndihen të pasigurtë për vendin e punës që mund të punojnë pas kursit. Për ta, drita jeshile shihet vetëm në drejtim të vetpunësimit.Ndërkohë në Gjirokastër, ky sektor ka ndjerrë rritje të madhe me 40% të numrit të nxënësve në shkollën e mesme profesionale "Thoma Papapano". Nxënësit e kësaj shkolle janë optimistë se zanati do tu hapë mundësinë e punësimit.Drejtori i Qendrës së Formimit Profesional në Fier, Ilir Dano, pohon vështirësinë në bashkëpunimin me bizneset për lehtësirat që mund tu krijohen praktikantëve.Numri i të rinjëve nëpër shkollat profesionale në të gjithë vendin, është mjaft i lartë edhe për shkak të zhvillimit të disa kurseve falas, megjithatë tregu i punës sërish nuk është mikpritës pavarësisht se kanë një zanat dhe një diplomë në xhep.