Shtëpia e At Gjergj Fishtës pronë private, nuk mund të restaurohet

Lezhë - Shtëpia ku ka jetuar Homeri shqiptar "At Gjergj Fishta" është kthyer në një gërmadhë nga amortizimi dhe mungesa e ndërhyrjes, pasi është prone private.Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Shkodër, Besi Bekteshi, pas interisimit të një biznesmeni kosovar për restaurimin dhe konservimin e kësaj banese, thotë se fillimisht duhet zgjidhur çështja e pronësisë dhe këtë të fundit e ka në dorë Instituti i Monumenteve të Kulturës.Kjo është hera e dyta në harkun kohor të 6 muave që biznesmenë kosovarë ofrohen për të restauruar shtëpinë e poetit "At Gjergj Fishta" në fshatin Fishtë të Lezhës, por problemi i pronësisë, rrezikon ta zgjasë lëngimin e saj nga harresa.