Mban emrin e Shtetit Islamik, çokollata ISIS ndryshon emër

Në fillim të vitit të kaluar, një kompani belge e prodhimit të çokollatave e ndryshoi emrin nga Italo Suisse që e kishte deri në atë periudhë. Por tani sapo e ka ndryshuar sërish, sepse emri që kishte zgjedhur ishte ISIS!E kush mund ta mendonte në atë periudhë se çokollata mund të shoqërizohej me akronimin në anglisht të Shtetit Islamik - Islamic State in Iraq and Syria.Në qershor ekstremistët që kanë pushtuar territore në dy vendet e Lindjes së Mesme e shkurtuan emrin, duke u quajtur Shteti Islamik, por firma belge po e vuan sërish.Kompania, me qendër në qytetin Komin, pranë kufirit me Francën, e ka nisur aktivitetin që në vitin 1923 dhe emrin Italo Suisse e vendosi për shkak se bënte tregti me Italinë dhe Zvicrën.Por në vitin 2013, drejtuesit vendosën që ta ndryshonin emrin që shmangte rrënjët belge të firmës. Emri ISIS përdorej deri në atë moment për një lloj të caktuar çokollatash, dhe u bë kështu emri i gjithë kompanisë.Megjithatë, anullimi i shumë porosive gjatë verës bëri drejtuesit që ta ndryshonin emrin sërish, këtë herë në "Liber", si mbiemri i pronarëve. Megjithatë do të duhet deri në fillim të vitit tjetër, me shpresën që do të jetë gati për Pashkët. Liber prodhon më shumë se 5 mijë tonë çokollata në vit dhe raporton mesatarisht 35 milionë euro në vit.