Bushati nga Berlini, ftesë opozitës për dialog dhe bashkëpunim

Nga Berlini kreu i diplomacisë shqiptare edhe një herë i bëri ftesë opozitës për dialog dhe bashkëpunim për reformat kryesore në vend, reforma të cilat vetë Ditmir Bushati i quajti sfida."Sfidat janë të mëdha dhe reformat jane shume të rëndësisdhme, me kosto, në disa raste të dhimbshme dhe për këtë duhet një bashkëpunim, i qartë dhe i paekuivok politik".Ministri Bushati morri pjesë në Ministerialin e 6-të të Ministrave të Jashtëm të Europës Juglindore në Berlin, ku zhvilloi takime me homologun e tij gjeman Stainmeier dhe atë të Mbretërisë së Bashkuar, Hammond.Në fokus të takimeve kanë qënë reformat dhe hapat që Shqipëria ka marrë në kuadër të integrimit në Bashkimin Europian, shembull që sipas Bushatit duhet të ndërmerren nga të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor.Edhe një herë ministri I jashtëm shqiptar theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, kryesisht në aspektin politik dhe ekonomik.