Ligji për minatorët, Zv/Drejtori i ISSH, Emini: Do të përfitojnë 3800 persona

Me ligjin e ri për uljen e moshës së pensionit për minatorët do të përfitojnë jo më pak se 3800 persona. Këtë fakt e ka bërë të ditur Zëvendësdrejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Ali Emini.Në një intervistë për Ora News, Emini ka sqaruar se kush do të jetë kontigjenti i parë i minatorëve që do të përfitojnë.“Aktualisht jemi në kushtet kur mbi 3600 minatorë marrin trajtim financiar, si ish-minatorë, pra një trajtim financiar që mbi 70 % e marrin trajtim financiar minimal, rreth 9 mijë lekë në muaj, kurse pjesa tjetër për shkak se kanë pasur paga më të larta marrin një shumë mujore më të madhe se 9 mijë lekë, kështu që të gjithë këta janë kontigjenti i parë i minatorëve që do dalin në pension.Përvec këtyre janë edhe 940 kërkesa në Institutin e Sigurimeve Shoqërore, që janë të bllokuara, të pezulluara, për shkak se personat që kanë kërkuar nuk plotësonin kushtet për momentin. Plotësonin përgjithësisht kushtin e të qënit në minierë, por nuk plotësonin kushtin e vjetërsisë së përgjithshme, që është përcaktuar tani 30 vjetTë gjithë ata persona që kanë punuar në miniera në nën tokë, jo më pak se 12 vjet e gjysme dhe që kanë vjetërsi të përgjithshme jo më pak se 30 vjet dhe që kanë mbushur moshën 55 vjeç do të dalin në pension. Pensioni i tyre do të fillojë të jetë nga 14470 lekë deri në 25 mijë lekë që është pensioni maksimal.Të gjithë ata persona që janë trajtuar me trajtim financiar edhe ata do të futen në skemën e pensioneve, megjithëse shumë prej tyre nuk kanë 12 vjet e gjysmë punë, por kanë 11 vjet e 6 muaj. Numri i minatorëve që ne presim të marrin pension vitin e ardhshëm do të jetë jo më pak se 3800 persona.”Intervista e plotë e Ali Eminit në Ora News