Zëvendësimi i deputetes Xhuvani nga Mira Shehu, pritet Këshilli i Mandateve
Tiranë – Dorëzimi i mandatit të deputetes së PS-së Luiza Xhuvani pritet të mbledhë, Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin në Kuvend për të diskutuar heqjen e tij dhe zëvendësimin e deputetes me tjetrën në radhë, Mira Shehun, për të ruajtur raportet gjinore.Qarku Vlorë:1. Edi Rama2. Valentina Leskaj3. Koço Kokëdhima4. LUIZA XHUVANI5. Fatmir Toçi6. Andrea Marto7. Edmond Leka8. Shuaip Beqiri9. MIRA SHEHU (në foto)10. Sheme Lulo11. Sokol Bana12. Genci Kojdheli13. Neime Gjika14. Noreta Kalcuni15. Ines StasaDeputetja socialiste Luiza Xhuvani e dorëzoi mandatin e saj më 4 nëntor, ditën që djali i saj dyshohet se kreu katër vrasje në pak minuta në orët e para të mëngjesit në një lokal nate në Tiranë. Ndërkohë që të gjitha provat kanë çuar tek një person, Kostandin Xhuvani, si i dyshuari i vetëm i masakrës, Luiza Xhuvani i ka paraprirë një procesi të gjatë hetimor dhe me shumë mundësi, edhe dënimit të djalit të saj, duke u larguar nga jeta politike.Po cila është Mira Shehu, kandidatja e mundshme?Mira Shehu, e lindur në Çorovodë më 19 Janar 1973, është diplomuar në 1996 në Inxhinieri Mekanike dega Konstruksione ne Fakultetin e Inxhinierise Mekanike te UPT. Ne vitin 2003 ka perfunduar Shkollën Pas Universitare UPT. Në vitin 2007 merr Gradën Shkencore ”Doktor i Shkencave” dhe në vitin 2009 merre Titullin akademik Profesore e Associuar.Mira Shehu qysh prej vitit 1999 ka punuar ne Universitetin “ Ismail Qemali” aktualisht mban pozicionin e Përgjegjësit të Departamentit të Inxhinierisë Mekanike & Navale, 2007-2009 ka qënë Dekane e Fakultetit te Shkencave Teknike dhe 2009-2010 ka qënë Dekane e Shkolles Pasuniversitare, 2007-2009 ka qënë Koordinatore e PS për arsimin në Qarkun e Vlorës, në 2009 kandidatë për Deputete, aktualisht anëtare e Asamblesë Kombëtare. Nga viti 2004-vazhdim është anëtare e bordit të NSTM (Network of Sciences and Materials Technology)midis universiteteve shqipfolëse, Tirana, Prishtina, Elbasan, Vlora, Tetova dhe Universiteteve gjermane of Bergakademie Freiberg dhe Mitweida.ar.sh/Oranews.tv