Moti i keq në Vlorë, kapiteneria në gatishmëri të alarmeve SOS
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Nëntor 2014, 16:29
Vlorë- Jugun e Shqipërisë e ka përfshirë një mot i keq,me erëra të ngrohta por të forta, ndërsa dallgët e detit kanë arritur në një lartësi prej 5-8 ballë.Si pasojë e motit të keq që pritet të përfshijë vendin edhe në ditët në vazhdim, kapiteneria është e gatshme për ndonjë alarm SOS, pasi edhe udhëtimi i trageteve është pezulluar, ndërsa trageti i linjës Vlorë-Brindizi në orët e mbrëmjes nuk dihet nëse do të niset.Kjo situatë e keqe e motit pritet që të jetë e tillë edhe në dy ditët në vazhdim. Nesër pritet që të ketë shi dhe peshkarëxhat janë mbyllur në portin e Zvërnecit, ndërsa anijet janë në bregdet me spirancë.Fundjava pritet të jetë me shi dhe me temeratura të ulëta.