Protesta e fermerëve francezë, hedhin 100 ton bajga para zyrave të administratës (VIDEO)
Ka shumë mënyra për të protestuar. Fermerët francezë kanë gjetur një formë ndryshe: Mbi 100 ton pleh organik dhe perime të prishura janë hedhur para godinës së qeverisë në shenjë proteste kundër politikave të qeverisë.Prej dy ditësh Franca është përfshirë në një valë protestash ku mendohet se kanë marrë pjesë 36 mijë persona.Hedhja e plehut organik përpara godinës një një administrate lokale në Charter, në veri të Francës është ndjekur më pas me veprime të tilla dhe në qendër të qytetit të Tours, në perëndim të Nantës dhe në Toulouse në jugperëndim të Francës.Këtë vit Franca nisi zbatimin e një directive të BE-së së 1991 që synon frenimin e ndotjes me nitrat karboni, i cili detyron dhjetra fermerë që përdornin më parë plehun organik të përmirësojnë kushtet e infrastrukturës.