“5 Heronjtë e Vigut” lënë varrezat, vendosen të tregu i fruta-perimeve në Dobraç

Shkodër-Në kuadër të 70-vjetorit të Çlirimit të vendit, “5 Heronjtë e Vigut” në Shkodër do të vendosen tek rreth-rrotullimi i tregut të shumicës së fruta-perimeve në Dobraç.Siç shihet dhe në foto, ky është momenti kur monumenti i "5 Heronjëve të Vigut" po transportohen. (Në foto 5 Heronjte e Vigut)Ky vendim është paralajmëruar nga prefekti i Shkodrës, Paulin Radovani, i cili u shpreh se edhe pse nuk kishte gjë konkrete, ekziston mundësia që ky monument të vendoset në rreth-rrotullime.“Ka pasur mendime për të, rotondot te dogana që i përket komunës Rrethina. Ligjërisht është e zgjdhshme, por nëse vihet një rotondo pse mos vihet një lulishte”, ka deklaruar Radovani.Vendimi i rikthimit të “5 Heronjëve të Vigut” në një shesh mor 6 vjet pasi Partia Demokratike vendosi që monumenti të hiqej nga qendra e qytetit, për tu hedhur në “Varrezat e Dëshmorëve” në Shkodër.Në vitin 2008 Këshilli Bashkiak i Shkodrës vendosi që të lëvizte nga qendra e qytetit monumentin e “5 Heronjve të Vigut” duke e zhvendosur në periferinë e qytetit në varrezat e “Dëshmorëve të Shkodrës”. Ky vendim asokohe u kundërshtua ashpër nga këshilltarët e majtë të cilët e konsideronin si tendencioz.