Ministria e Kulturës dhe bashkia braktisin Panairin e Librit 2014

Për herë të parë Ministria e Kulturës braktis eventin më të madh kulturor siç është Panairi i Librit 2014.Nëpërmjet një emaili drejtuar shoqatës së botuesve shqiptarë, ministria ka deklaruar se arsyeja e refuzimit është mungesa e buxhetit të justifikuar me zera dhe kosto të përcaktuar qartë për shumën e kërkuar për financim nga Ministria e Kulturës.Për kryetarin e shoqatës së botuesve Petri Ymeri për panairin e librit nuk është vetëm ministria ajo që ka refuzuar financimin por edhe Bashkia e Tiranës.Në panairin e vitit të kaluar Ministria e Kulturës ka financuar me 140 000 lekë të reja Panairin e Librit dhe gjithashtu ka bërë të mundur edhe financimin e kërkesës së Shoqatës së Botuesve për pjesëmarrjen e autorëve shqiptarë, dhe organizimin e stendës shqiptare me përfaqsuesit e Shoqatës në Panairin e Librit në Leipzig 2014 me shumën 10 000 euro.