Roma përmbytet, mijëra njerëz evakuohen nga banesat
Italia është përfshirë nga moti i keq. Stuhi të fuqishme goditën Romën ndërkohë . Parashkohet të bien 100 milimentra shi në 24 orët e ardhshmme.Mijëra njerëz u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre në Carrara të Toscanas të mërkurën pasi shirat e shumtë kanë përmbytur shumë shtëpi.Lumi Carrione doli nga shtrati duke paralizuar zonën dhe duke e bërë situatën shumë kritike për banorët.Tetë vetë u transportuan me helikopter të rojës bregdetare pasi ishin bllokuar nga ujërat e rrëmbyeshëm.Në kryeqytetin italian shkollat janë mbyllur dhe qytetarëve u është kërkuar të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm për raste emergjencash për të shmangur në këtë mënyrë katastrofat e mundshme.Një situatë paniku u krijua dje gjatë një udhëtimi me avion nga Ankona drejt Romës, pasi aeroplani u godit nga rrufeja.Përveç frikës dhe panikut, 51 pasagjerët jënë në gjendje të mirë.Italia gjatë këtij vitit, madje edhe gjatë stinës së verës është goditur nga moti i keq, ku vetëm Milano është përmbytur tre herë në një kohë shumë të shkurtër në muajin gusht.