Avokatët e Frrokut, akuza prokurorisë për proces të stisur ndaj biznesmenit
Gjyqi në ngarkim të biznesmenit Arben Frroku,akuzuar për varsjen e komisar Dritan Lamaj,është i mbuluar nga misteri,pasi prej seancash ai zhvillohet me dyer të mbyllura.Avokatët mbrojtës të Frrokut sqarojnë për Ora News,se në ç’fazë ndodhet procesi. Sipas Genc Gjokutaj prokurori gjatë hetimit ka sheklur procedurën. Ai e cilëson të stisur dëshminë e Fatmir Vladit,dëshmitari i cili pretendon se ka para Arben Frrokun në makinën nga ku u qëllua mbi ish-oficerin.Tonin Prendi ndalet në një tjëtër moment. Ai ka sqaruar se dëshmitari nga kamerat e sigurisë,nuk arrihet të dallohet në vendngjarje.Avokat Gjokutaj e cilëson punën e prokurroisë si të dobët në rastin e dëshmiatrit. Ai thotë se prokuroia duhet të kërkonte që në fillim të hetimit sigurimin e dëshmisë përballë gjykatës. Ky hap do hidhte poshtë cdo lloj dyshimi që Fatmir Vladi mund të jetë manipuluar gjatë hetimit.Seanca e fundit e këtij procesi gjyqsor u shty pasi pati debate të forta mes palëve në proces duke përfshirë dhe gjykatën,prokurroinë dhe të pandehurin.