Presidenti Nishani dekreton Suela Janinën ambasadore në BE
Presidenti Nishani ka dekretuar emërimin e Suela Janinës si ambasadore e Shqipërisë në bashkimin Europian.Dekretimi i Suela Janinës në krye të diplomacisë shqiptare në BE është bërë me propozim të kryeministrit.“Suela Janina, ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë në Misionin e Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian, rezident, emërohet edhe në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Belgjikës, rezident, si dhe në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Dukatin e Madh të Luksemburgut, jorezident”Po ashtu Presidenti Nishani dekreton emërimin e Ilir Melo, ambasador në Republikën e Kroacisë, rezident, si dhe në Bosnjë dhe Hercegovinë, jorezidentNdërsa Dritan Tola, ambasador në Republikën e Francës, rezident, në Principatën e Monakos, jorezident, si dhe në Republikën e Portugalisë, jorezident.