Psikiatria konfirmon alibinë: Xhuvani më 25 prill është trajtuar tek ne
Drejtori i spitalit psikiatrit të Elbasanit konfirmon alibinë me të cilën prokuroria ka mbyllur hetimet për prezencën e Kostandin Xhuvanit në konfliktin e ndodhur në Gjirokastër, ndërkohë që policia kishte shpallur kërkimin.Sipas tij pasditen e 25 prillit në bazë të dokumentacionit Konstandin Xhuvani ka marrë ndihmë mjeksore për toksikim alkoolik.26 vjecari Xhuvani akuzohej se ka qënë protagonist në një sherr në një lokal në Gjirokastër ku është qëlluar në ajër me armë zjarri pa lënduar askënd.Ministria e Brendshme u justifikua se emri i Xhuvanit u hoq nga lista e personave të shpallur në kërkim pasi organi i akuzës nuk caktoi masë sigurie deri në përfundim të afatit.Vetë prokuroria në një reagim ndaj këtij pretendimi deklaroi se çështja u hetua dhe nuk u provua që Konstandin Xhuvani të ishte autor i kësja ngjarje, pasi kishte paraqitur të dokumentuar alibinë se natën e ngjarjes ai ndodhej në spitalin psikiatrik të Elbasanit.