Intervista – Gjovalin Kadeli: Masakra në Tiranë – Aksioni për energjinë – 5 Nëntor 2014

Policia duhet të nxjerri mësimet e duhura sidomos për kontrollin e automjeteve për armë zjarri. Kështu deklaron deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Gjovalin Kadeli, lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Tiranë, ku 4 persona janë vrarë në një lokal nate dhe i akuzuar për vrasjen është Konstandin Xhuvani, djali i deputetes së Partisë Socialiste, Luiza Xhuvani. Në një intervistë në “Ora News”, përballë gazetarit Patrik Sadikaj, Kadeli deklaroi se dorëheqja e Xhuvanit ishte një shembull jo vetëm për deputetët por për këdo në Shqipëri. Ndërsa në lidhje me aksionin e qeverisë për energjinë elektrike deputeti I LSI u shpreh se aksioni ka mbështetjen e plotë të LSI-së.