Guvernatori i ri, Meta te Nishani: Bashkëpunim. Pas tij, Rama dhe Basha

Tirane- Presidenti i Republikës Bujar Nishani nisi sot në mëngjes konsultimet me krerët politikë për guvenatorin e ri.Takimet në presidencë nisën në orën 09:00 fillimisht me kryetarin e Parlamentit Ilir Meta dhe më pas kreu i shtetit zhvilloi një takim të veçantë me kryeministrin Edi Rama.Ndërkohë rreth orës 14:30 në Presidencë mberriti dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.Pas takimit kryetari i LSI-së Ilir Meta u shpreh se maxhoranca do të respektojë të drejtën kushtetuese të presidentit dhe se do të ofronte gjithë bashkëpunimin që emri i Guvernatorit të ri të jetë garant i drejtimit profesional të BSH. Ndërsa kryeministri Edi Rama nuk mbajti asnjë deklaratë.“Çështja kryesore ishte ajo e zgjedhjes së Guvernatorit të ri të BSH. Presidenti bëri një ekspoze të mënyrës si ka proceduar deri tani për të realizuar në kuadër të përmbushjes së detyrimit të tij kushtetues për të zgjedhur emrin e ri. Në këtë drejtim është mjaft i hapur për zgjidhjen e kësaj cështje sa më shpejt në interest të BSH. U fol për procesin dhe rëndësinë e vajtjes tek një emër gjithnjë përmes procesit, jo paracaktimit të një emri, cilidoqoftë ai. Ne do të respektojmë të drejtën kushtetuese të presidentit. Do të ofrojmë gjithë bashkëpunimin që ky emër të jetë garant i drejtimit profesional të BSH“ tha Meta pas takimit.[caption id="attachment_416690" align="alignnone" width="705"]meta-presidenca Kryetari i Parlamentit Ilir Meta duke dale nga Presidenca, 6 Nentor 2014[/caption]Mbrëmë në emisionin Tonigjht Ilva Tare, kryeministri Rama u shpreh se nuk mund të bënte publike takimet me presidentin. Por sa i takon opinionit të tij për guvernatorin e Bankës së Shqipërisë ai tha se duhej të kemi një standard shumë të lartë të përzgjedhjes së guvernatorit dhe se nuk duhej të përjashtohej edhe një guvernator që nuk është shqiptar”