Kakavijë, 11 ton ullinj hyjnë kontrabandë, në pranga dy doganierë

Tiranë – 11 ton ullinj të ngarkuar në disa makina dhe futur kontrabandë nga Greqia, kanë vënë në pranga sot dy doganierë të Kakavijës, që i kanë lejuar të kalojnë. Ata janë: Afrim Saraçi, 60 vjeç dhe Kreshnik Daçaj, 34 vjeç.Burimet zyrtare të Policisë së qarkut Gjirokastër bënë të ditur se “arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi më datë 05.11.2014, rreth orës 04.30,të mëngjezit këta shtetas gjatë kohës së shërbimit kanë lejuar futjen e disa automjeteve në territorin e Republikës së Shqipërisë me mallra kontrabandë ’’ullinj’’ të pa amballazhuar, pa kryer proçedurat përkatëse të zhdoganimit të mallit në pikën e Doganës Kakavie.Policia po ashtu ka nisur procedimin për shoferët e automjeteve që kishin ullinjtë kontrabandë. Ata do të hetohen në gjendje të lirë. Inicialet e tyre janë: L. L banues në Berat; D.H, banues në Fier; R.B, banues në Berat; V.K, banues në UraVajgurore-Berat;E.K, banues në Ura Vajgurore –Berat dhe A.K, banues Kutalli-Berat.Oranews.tv