Armët për Irakun, Qeveria vijon kontributin në luftën kundër IS
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Nëntor 2014, 19:09
Qeveria Shqiptare ka vendosur që të vijojë të kontribuojë me armatime në luftën kundër Shtetit Islamik.Në mbledhjen e sotme qeveria shqiptarë ka miratuar dhënien falas të armatimeve të vjetra dhe të hequra nga përdorimi dhe atë të tëpert për ushtrinë e Irakut.
Po ashtu qeveria ka marrë edhe disa vendime për shpronësime në interes publik të pasurive të paluajtshme.Po ashtu qeveria ka vendosur që Godina e Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave i kalon Ministrisë së Drejtësisë për Gjykatën e Lartë