Kamionçina bie në greminë nga 100 metra lartësi, 5 të plagosur

Shtatë persona kanë mbetur të plagosur ndërsa kamioçina me të cilën udhëtonin ra në humnerë, nga një lartësi 100 metra.Aksidenti i rëndë është regjistruar në orët e paradites së sotme, në aksin Krujë -Qafë Shtamë, në vendin e njohur si Shkëmbi i Vajes, ku mjeti sëbashku me personat ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka rënë në një greminë rreth 120 metra.Në kamionçinë udhëtonin 7 persona të cilët janë plagosur rëndë, mes tyre një fëmijë 2 vjeç.Fillimisht janë dërguar në spitalin e Krujës për të marrë ndihmën e parë e më pas janë dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë pasi kanë pësuar dëmtime të rënda.Sipas policisë të plagosurit janë në gjendje tepër kritike për jetën.Drejtuesi i automjetit quhet Xhelal Basha 49 vjeç i cili sipas policisë është në gjendje të pashpresë për jetën.aks 1Të plagosuritXhelal Basha 49 vjeç nga KrujaBanush Selita nga KrujaGëzim Koraci 33 vjeç nga KrujaUilsen Koraci 2 vjeç nga KrujaManjola Morina 26 vjeç nga KamzaLavdie Meta 60 vjeç CërrikuEnver Meta 58 vjeç CërrikuSipas uniformave blu të Krujës, shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe e mjetit si dhe mosfunksionimi i sistemit të frenimit. Në vendngjarje kanë shkuar dhe zjarrfikëset dhe forca të shumta të policisë së komisariatit të Krujës. Policia vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.