Familja e Lula Bashës që vdiq nën ashensor: Policia gënjeu për ngjarjen
Lezhë - Bashkëshorti i 46- vjeçares Lula Basha, që u gjet e vdekur në gropën e ashensorit të një pallati 8-katësh në Lezhë, akuzon policinë se e ka trilluar ngjarjen. Sipas Ndue Bashës, nuk është e vërtetë që trupi i bashkëshortes së tij ishte i dekompozuar, duke hedhur lum akuzash mbi policinë. Ai deklaroi se do të bëjë vetëgjyqësi në rast se nuk do të mbajë përgjegjësi askush për ngjarjen.Nga ana tjetër edhe fqinjët e viktimës deklarojnë se e kanë parë 46-vjeçaren mëngjesin e së dielës, duke rrëzuar kështua variantin e policisë se trupi i pajetë kishte tre ditë i vdekur në gropën e ashensorit.Një ditë më parë, bashkëshorti i të ndjerës Lula Basha shkoi për të ngritur padi në Komisariatin e Lezhës, ndaj policisë, por nuk iu pranua. Lula Basha u gjet e vdekur paraditen e së dielës në bodrumin e një pallati 8-katësh në Lezhë. Vdekja e saj u cilësua aksidentale nga policia, e cila edhe pse ka kaluar 3 ditë nga ngjarja, nuk ka asnjë person të ndaluar si përgjegjës për sigurinë teknike të pallatit.[caption id="attachment_416421" align="alignright" width="640"]
Në foto: Burri i Lula Bashës(majtas) dhe Lula Basha(djathtas)[/caption]Oranews.tv