Lezhë, vidhet transformatori, fshati 5 ditë pa drita
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Nëntor 2014, 15:49
Aksioni për vjedhësit e energjisë, nuk ka mundur të gjejë edhe hajdutët e transformatorit në fshatin Markatomaj të Komunës Zejmen në Lezhë.Janë 100 familje abonentë të rregulltë të OSHEE që janë prej 5 ditësh në errësirë pas vjedhjes së transformatorit. Banorët thonë se frika nga errësira shtohet pasi mund të bëhen pre e lehtë e grabitësve.Kjo nuk është hera e para që vidhet transformatori që furnizon fshatin Markatomaj me energji elektrike.E njëjta situatë është krijuar dhe dy vjet më parë, dhe në atë rast kanë qenë vet banorët që kanë zëvendësuar transformatorin e ri.Ndërkohë që nuk ka asnjë të arrestuar për këtë akt, pavarësisht se në Qarkun e Lezhës është kthyer në një problem të shpeshtë.