Siguria e klubeve të natës, alarm për institucionet, qytetarët: Të jenë me orare

Tirane- 4 viktima në një klab nate ishin padyshim një ngjarje e rëndë për familjet, por në anën tjetër është edhe alarm për institucionet në vend, se sa siguri kanë ambientet të kësaj natyre. Në një nga zonat më të populluar të Tiranës, në ish-bllok ku klabet e natës janë vetëm pak metra larg njëra-tjetrës ne pyetëm banorë nëse shqetësohen nga këto lokale.Po nëse në atë lokal do të ishte kontraktuar një polici private dhe në atë mbrëmje mjaftonte të ishin 2 punonjës policie private dhe të përdorej një nga këta dedektorë atëhere askush nuk do të hynte me armë zjarri në ambientin e brendshëm të tij.Administratori i një shoqërie ruajtjes dhe i sigurisurë fizike, Begator Mane, tha se policët privatë kanë një kontrate me Policinë e Shtetit, nga ku mund të japin informacion të menjëhershëm në rast dyshimi apo konflikti.Por si kontrollohen lokalet e natës për oraret dhe për zhurmat? Lejen mjedisore e jep Ministria e Mjedisit. Ndërsa matja e nivelit të zhurmave bëhet nga ekspertë të ISHP-së. Arta Ago, eksperte e matjes së zhurmave akustike tha se janë bërë 100 kontrolle në kryeqytet për zhurmat. Ekspertiza pozitive apo negative i jepet Ministrisë së Mjedisit.Ministria e Shëndetësisë tha se në vend ka rreth 60.000 përdorues droge të identifikuar, por realisht numri është disa herë më i lartë. Shefi I toksikologjisë, Zihni Sulaj, tha se varësia ndaj drogës duhet të trajtohet si sëmundje kronike. Duhet sistemi i referimit dhe investime në shërbimet shëndetësore për të trajtuar këta përdorues.Nëse këto hallka ligjore e institucionale do të funksiononin, do të kishim më pak ngjarje të dhimbshme, më pak tragjedi dhe më tepër siguri tek qytetarët, e sidomos të të rinjve.