"Jeruzalemi në prag të luftës fetare!"
Përleshjet në Jersuzalem mes palestinezëve dhe forcave policore izraelite në ditët e fundit kanë bërë që këshilltari i presidentit palestinez për marrëdhëniet fetare të paralajmëronte se vendi ishte në prag të një lufte fetare!Në rrugicat me kalldrëm të lagjes myslimane të qytetit të vjetër të Jeruzalemit pati shëprthime të shumta nga përballjet mes banorëve vendas dhe policëve, që iu kundërpërgjigjën me granata trullosëse.Përleshje pati edhe në rrethinat e xhamisë Al-Aksa. Ato u dënuan nga këshilltari i presidentit Mahmud Abaz, Mahmud Al-Habash, i cili ka qenë edhe ministër i çështjeve fetare në Palestinë."Për herë të parë sot, që prej vitit 1967, ushtarët izraelitë u futën me këpucë në xhami dhe tapete, prej nga edhe goditën me granata dhe plumba gome personat që po faleshin aty. Kjo është një ngjarje e rëndë dhe do të reagojmë ashpër", tha Al-Habash për gazetarët në një konferencë për shtyp prej nga Ramallahu në Bregun Perëndimor.Ai paralajmëroi se ngjarjet e fundit mund të përshkallëzonin në luftë fetare. "Futjet e vazhdueshme në xhaminë Al-Aksa janë parlajmërim për luftë fetare. Ndoshta ka njerëz që nuk e dinë çfarë do të thotë kjo. Lufta fetare do të thotë se çdo izraelit do të bëhet armiku i çdo muslimani në botë".Megjithatë, zëdhënësi i policisë izraelite, Miki Rozenfeld, tha se autoritetet kishin hyrë në sheshin e xhamisë për të zmbrapsur protestuesit, por nuk ishin futr brenda saj. Ai raportoi se protestuesit kishin hedhur fishekzajre nga brenda xhamisë.