Realizohet logoja e 200-vjetorit të lindjes së Jeronim De Radës

Tiranë - 2014 është viti kushtuar një nga autorëve, i cili luajti një rol të madh në historinë e letërsisë shqiptare, Jeronim de Radës, i cili konsiderohet si autori i parë që shkroi vepra me frymë kombëtare.Në nderim të figurës së këtij autori të madh u organizua me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, konkursi kombëtar për realizimin e "Logos së 200 vjetorit të lindjes së poetit arbëresh Jeronim De Rada" ku morën pjesë 20 artistë dhe fitues u shpall Elsi Kongo.Pasioni për letërsinë e ka shtyrë ta studiojë veprën e De Radës e të njihet më mirë me figurën e tij. Por duke qënë të pakta të dhënat për De Radën për realizimin e logos, është bazuar tek skulptura e Odise Paskalit.Konkursi për logon e Jeronim Deradës u zhvillua në datat 10 deri më 30 Tetor.Oranews.tv