Kompensimi i energjisë, Gjiknuri: Do të mbrohen 5 kategoritë që preken
Personat që do të përfitojnë kompensim të energjisë elektrike do t’i marrin paratë para se t’i drejtohen arkës për pagesën. Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri duke folur për projketligjin e ri u shpreh se do të mbrohen 5 kategoritë që preken duke paguar në paradhënie.“Nisur edhe nga reforma e pritshme dhe eliminimi i bllokut të energjisë, pra 7.7 dhe dalja me një çmim unik, patjetër që të gjitha shtresat që preken janë mbi 5 kategoritë, të cilat do të mbrohen direkt nga qeveria shqiptare nëpërmjet buxhetit të përcaktuar dhe nëpërmjet paradhënies në të gjitha pagesat që ata marrin për fondin, qoftë për papunësinë, qoftë për ndihmën ekonomike, qoftë për fondet e tjera të konsumatorëve në nevojë”, u shpreh ministri.Një ndër ndryshimet kryesore të ligjit për energjinë është hapja e tregut duke bërë të mundur qytetarëve përzgjedhjen e furnizuesit.“Një pjesë e tregut të fillojë të liberalizohet që deri në vitin 2018 të kemi pjesën më të madhe të liberalizuara.”Ministri Gjiknuri premtoi gjithashtu rishikimin e çmimit midis kompanive si dhe shlyerjen e detyrimeve ndaj heceve private“Brenda këtij viti do të mbyllim dhe këto probleme, përfshi edhe mundësinë financiare për të likuiduar të gjitha faturat nga HEC –et private”, tha Gjiknuri.