Intervista – Fabian Zhilla: Masakra në Tiranë – Krimi në Shqipëri – 4 Nëntor 2014
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Nëntor 2014, 14:42
Vrasje të kalibrit spektakolar për mënyrën si u krye. Kështu e ka quajtur eksperti për çështjet e krimit të organizuar, korrupsionit dhe elementëve të sigurisë, Fabian Zhilla, vrasjen e 4 personave në një lokal nate me protagonist Konstandin Xhuvanin, djalin e deputetes së PS, Luiza Xhuvani. Në një intervistë për Ora News me gazetarin Patrik Sadikaj, Zhilla shprehet se shqetësues në këtë vrasje është mosha dhe motivet dhe në ngjarje ka disa personazhe me një begraund të kontestueshëm. Ai mendon se Konstandin Xhuvani duhet të kishte një monitorim më të kujdesshëm. Eksperti I sigurisë shprehet se vrasjet në Shqipëri po arrijnë tipare shumë të rrezikshme.