Kakavijë, policia greke sekuestron alkool dhe pesticide kontrabandë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Nëntor 2014, 17:14
Kakavijë-Dy raste kontrabandë nga Shqipëria janë kapur sot nga policia greke në doganën e Kakavijës.Rasti i parë ka të bëjë me kapjen e një autobusi të linjës Shqipëri-Greqi, ku u kapën 496 pako me pesticide kontrabandë, të llojit METATE 90 SP dhe MET 90 me methomyl.Ndërsa në rastin e dytë, në një mjet me targa shqiptare u gjetën të fshehur 166 shishe me pije alkoolike kontrabandë. Shishet me alkool ishin fshehur në pjesë të ndryshme të mjetit.