25 vjet nga "Revolucioni i Kadifenjtë" në Çeki, ekspozitë me foto në Tiranë

Nëntori i 1989 shënoi muajin e protestave paqësore të studentëve në sheshin qëndror të Pragës, protesta që më pas u shenjuan në histori si "Revolucioni i Kadifenjtë" që i dha fund 4 dekadave të sundimit komunist në Çekosllovaki. E sot, pas 25 vjetësh, ky revolucion vjen përmes kësaj ekspozite fotografike.Muret e Muzeut Kombëtar u veshën sërish me histori, por këtë herë të dhjetëra e qindra të rinjve e të rejave cekë, që protestuan vite më parë për lirinë dhe demokracinë. E që sot vijnë të fiksuara përmes këtyre fotove.Këto foto i kanë mbijetuar viteve e ruhen kështu, si simbol e kujtime të regjimit të kaluar pasi të rinjtë e sotëm kanë një vizion krejt të ri për botën, shumë larg mënyrave të vjetra.Ekspozita bëri bashkë në këtë mbrëmje festive, kreun e parlamentit Meta dhe ministren e arsimit Nikolla, përfaqësues të qeverisë çeke në Tiranë, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë, personalitetet të jetës publike por edhe qytetarë që patën interes për këtë ekspozitë pas në vite.