Shqipëri-Itali bashkë kundër krimit të organizuar: Sekuestrim aseteve
Tiranë- Sofistikimit dhe fuqizimit të krimit të organizuar Shqipëria dhe Italia fqinje do ti përgjigjen me anë të një bashkëpuninmi më të fortë mes dy vendeve.Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, Adriatik Llalla dhe Prokurori Kombëtar i Antimafias së Italisë Franco Roberti nënshkruan sot një memorandum bashkëpunimi kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të produkteve penale.
Ajo që u evidentua nga dy homologët, ishte fakti se sofistikimi dhe fuqizimi i krimit të organizuar kërkon një përgjgije po kaq të fortë, duke i dobësuar ata ekonomikisht përmes sekuestrimit të aseteve të tyre financiare.
“Shqipëria tashmë ka hyrë në rrugën drejt Bashkimit Europian. Kjo rrugë kërkon vendosmëri përballë krimit të organizuar. Prokuroria është e fokusuar në hetimin e aseteve që rrjedhin nga veprimtarinë kriminale.Është rritur së tepërmi nga viti në vit numri i konfiskimeve të pasurive të paluajtshme dhe llogarive bankare të personave dhe grupeve të përfshirë në krimin e organizuar.Nga ana tjetër, autoritetet hetimore e kanë të qartë se për të pasur sukses në luftën kundër krimit të organizuar, ai duhet goditur në burimin financiar. Italia ka një përvojë shumë të rëndësishme në këtë drejtim dhe ka shërbyer edhe si orientim për institucionet shqiptare”.Po ashtu, edhe z. Roberti theksoi rëndësinë që ka forcimi i bashkëpunimit ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë për luftën kundër krimit të organizuar.
“Organizatat kriminale janë ashpërsuar edhe më tej, janë të pranishme dhe veprojnë në të gjithë vendet tona. Marrë shkak nga këto zhvillime që kanë njohur veprimtaritë apo organizatat kriminale nënshkruam dhe këtë memorandum. Kjo parashtron dhe nevojën e veprimtarive të përbashkëta hetimore.Për të dalë nga kriza ekonomike që ka përfshirë botën dhe dy vendet tona si dhe për të shmangur presionet e ndryshme nga organizatat e ndryshme kriminale, mund të dalim duke bashkëvepruar sëbashku dhe jo secili për llogari të vet.Pastrimi i parave, përpjekja e organizatave kriminale që të ardhurat e paligjshme ti qarkullojnë në kuadër të tregut të ligjshëm pengon zhvillimin ekonomik të vendeve tona dhe BE”tha ai.