Rama në Beograd? Biserko për Ora News: Pas vonesave ka hije dyshimi

Kryetarja e Komitetit serb të Helsinkit e konsideron vizitën e kryeministrit Rama në Serbi një fillim të ri të madh për të dyja vendet e rajonit.Sonja Biserko ka dhënë një intervistë për emisionin e Ora News "Ballkan Magazine" të gazetares Linda Karadaku.“Mendoj se do të jetë një fillim i mirë. Shpresoj të mbahet sepse vonesa e saj do të krijonte hije dyshimi dhe do të tregonte se elitat nuk janë gati veçanërisht në këtë anë, që të vazhdojnë të punojnë në axhendën që është kaq e rëndësishme për Serbinë. Unë shpresoj që Rama të vijë në Beograd dhe do të jetë një fillim i ri për të dy vendet."Biserko tha se njohja e së vërtetës do të ndihmonte të ardhmen e të dy vendeve.“E di që do të jetë e vështirë por mendoj se ka një perspektivë të madhe në të menduarit të njeri tjetrit. Është me rëndësi që e shkuara të trajtohet siç është e vërteta sepse e vërteta ndihmon”Intervistën e plotë me Kryetarja e Komitetit serb të Helsinkit do ta ndiqni nesër në orën 19:30 në Ora News në emisionin Balkan Magazine.