Me 27 nëntor miratohet buxheti, Xhafaj: E diskutuat, s'duam të papritura

Tiranë-Me 27 nëntor mazhoranca pritet ti japë votëbesimin projektbuxhetit për 2015 dhe paketës fiskale. Një fakt i tillë u bë me dije nga kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.Teksa prezantoi buxhetin, Cani theksoi se katër janë objektivat kryesore të këtij projektbuxheti për 2015.“Janë 4 objektiva në buxhetin 2015. Objektiv rritja ekonomike, punësimi, reduktimi i borxhit dhe energjia. Synimi kryesor është ulja e nivelit të borxhit deri në 60%, pasi përbën rrezik për ekonominë dhe rikthimin e rritjes ekonomike.Lidhur me paketën fiskale, ajo ka një sërë masash. Hiqet TVSH e sigurimeve, ulet renta minerare” deklaroi Cani.Ndërkaq deputeti Fatmir Xhafaj pyeti Ministrin e Financave nëse buxheti është diskutuar me grupet e interesit, duke shtuar se nuk duan të kenë të papritura.Nga ana tjetër kreu i grupit të socialistëve Ruçi vlerësoi se kjo është hera e parë që një buxhet diskutohet në kohë. Ai deklaroi se me 1 janar buxheti do jetë gati për pagesat.Prezantimi i projektbuxhetit vjen pasi Qeveria ia dorëzoi të hënën draftin Kuvendit për ti lënë kohë konsultimit me grupet e interesit.Parashikohet që totali i të ardhurave të jetë 412 miliardë lekë, ndërkohë totali i shpenzimeve do jetë 472 miliardë lekë, duke parashikuar kështu një defiçit prej 4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, rreth 60 miliardë lekë.