Ulet mosha e pensionit për minatorët, Braçe: Më shumë kontrolle në miniera

Ulet mosha e daljes në pension për minatorët nga 60 vjeç në 55. Ministri Mirqënies Sociale Erjon Veliaj ka prezantuar ndryshimet  e ligjit në komisionin e Ekonomisë dhe të financave.Ministri Veliaj deklaroi se prej rishikimit të këtij ligji do të përfitojnë 3 mijë e 850 minatorë.“Në këtë mënyrë miratimi i këtij pr/ligji jo vetëm do të ulë më 5 vjet nga 60 në 55 vjec moshën e daljes në pension të minatorëve, por do të rrisë përfitimet e të gjithë ish-minatorëve që sot përfitojnë trajtimin financiar që është mediokër. Nga ky pr/ligj do të përfitojnë 3840 individë, pjesë dërmuese e të cilëve përfitojnë trajtimin modest financiar”, tha Veliaj.Por kreu i  komisionit të Ekonomisë  Erjon  Braçe bëri thirrje që të merern masa për situatën në miniera  pasi po shfrytëzohen njerëz  pa kriter dhe në buxhet nuk po derdhet asnjë lek.