Ligji i ri për gjuetinë drejt Kuvendit, do të zbatohet në 10 vjetët e ardhshëm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Nëntor 2014, 16:35
Tiranë - Ministria e Mjedisit ka bërë gati draftin e ligjit për gjuetinë, e cila është konsultuar edhe me grupet e interesit. I pranishëm në tryezë ishte ministri Lefter Koka, i cili theksoi në fjalën e tij, faktin se Plani Kombëtar i Zhvillimit të gjuetisë është dokumenti kryesor, i cili shërben për realizimin e aktivitetit të gjuetisë së qëndrueshme në përputhje me politikat shtetërore për mjedisin:Ligji për gjuetinë parashikon që kuota e planifikuar për t'u gjuajtur në sezonin e ardhshëm nuk mund të jetë më shumë se 10% e shtesës natyrale të popullatës.Ky projekt, i cili synon të të zbatohet në 10 vitet e ardhshme, do të mundësojë planifikim dhe kontroll më të mirë të aktivitetit të gjuetisë.Oranews.tv